Të fundit

Kompania e lidhur me Martin Berishajn për shtatë muaj bëri pazare 11.8 mln euro me Kosovën

Gazeta Infokus ka siguruar fakte të tjera të pazareve të Kosovës me kompaninë GEN me seli në Beograd, e cila u raportua se është e lidhur me ambasadorin, Martin Berishaj.

Kompania GEN, këshilltar i të cilës u raportua së është ambasadori Martin Berisha, gjatë gjithë vitit të kaluar ka bërë pazare milionëshe me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Kjo kompani me seli në Beograd, e përfolur që është në pronësi të oligarkëve serb të njohur edhe si mafia energjetike e Ballkanit, nuk e ka pasur aspak problem që të blej energjinë e prodhuar në Kosovë.

Gazeta Infokus raportoi javën e kaluar se kjo kompani i ka shitur Kosovës rreth 4.2 milionë euro energji elektrike për vetëm dy muaj, dhjetor 2021 dhe janar 2022, para këto të dhëna të cilat ishin nga Qeveria e Kosovës për tejkalimin e krizës energjetike.

Por, GEN me seli në Beograd dhe Shkup, po del se ka qarkulluar edhe dhjetëra miliona euro të tjera nga blerja e energjisë së prodhuar në termocentralet e KEK në Obiliq.
Sipas raporteve të tregtimit të energjisë që ka siguruar Gazeta Infokus, për periudhën 1 qershor deri me 31 dhjetor 2021, GEN ka qenë një ndër blerësit kryesor të energjisë elektrike dhe atë me çmime super të lira.

Pazari i KEK-ut me kompaninë GEN kap shifrën prej 11.8 milionë euro vetëm për periudhën 7 mujore të vitit 2021.

Nga totali i eksportit për këtë vit qe ka qenë 58 milionë euro, vetëm kjo kompani ka marr rreth 12 milionë euro apo 20 % të nga totali i shitjes.

Skandali shpërtheu javën e kaluar në televizionin Slloven, Planet TV e për të cilin raportoi fillimisht www.nacionale.com, që e lidh ambasadorin e Kosovës, Martin Berishaj me kompaninë GEN.

Skandali qe ngriti dyshime për transaksione të dyshimta në vlerë prej mbi gjysmë milioni euro të ambasadorit Martin Berishaj, nxiti reagime e kritika të shumta, pasi ky raportohet se ka raporte të afërta me kreun e ekzekutivit në Kosovë, Albin Kurtin dhe partinë e tij.

Skandali mori përmasa të mëdha edhe për faktin se dikur si opozitar Albin Kurti akuzonte KEK-un dhe qeveritë e kaluara se po tregtonin energji elektrike me kompani të mafias serbe që kontrollon Ballkanin duke përmendur edhe Damir Fazlliç dhe Vojin Lazaroviç.

Derisa nga publikimi i skandalit të Ambasadorit Berisha po kërkohet shkarkimi i tij, edhe kreu i ekzekutivit, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani i kanë dalë në mbrojtje duke pretenduar e justifikuar mos shkarkimin e tij pa pasur një verdikt final që vërteton aferën./Gazeta Infokus/

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci