Të fundit

Tabloidet e Vuçiqit në shok, Putini ka njohur Kosovën

Portali kroat “Jutarnji.hr” botoi sot një tekst në lidhje me tabloidët pro-regjimit në Serbi dhe faqet e para të gazetave që dolën në shitje një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Republika Popullore e Doneskut dhe Republika Popullore e Luganskut ishin bërë të pavarura në bazë të precedentit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në marrjen e vendimit për pavarësinë e Kosovës.

Sipas disa mediave, Vuçiq do t’i drejtohet publikut të premten ose të shtunën dhe me atë rast do të komentojë deklaratën e presidentit rus, ndërsa pritet të flasë edhe për dërgimin e gazit rus në Serbi.

Nga ana tjetër, publikimet e tabloideve të sotme, të cilat janë nën kontrollin e regjimit të Vuçiqit, janë pa mëdyshje të shokuar dhe të tmerruar nga deklarata e Putinit, transmeton Paparaci.

Kështu, njëri prej titujve “Konflikti botëror mbi kurrizin tonë: Putini po luan kartën e Kosovës”, pasuar nga deklarata se “Putini iu referua vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2009, i cili u mor falë Vuk Jeremiqit”, i cili tregon që mediat pro-qeveritare nuk e humbin rastin të merren edhe një herë me kundërshtarët politikë të presidentit Vuçiq.

 

Edhe disa në serinë e titujve të veçuar nga Jutarnji list janë: “A jemi betuar shumë si popull në presidentin rus: Për shkak të luftës Putini harroi serbët dhe Kosovën”, “A kështu vëllezër rusë? Putini e goditi Serbinë me thikë në shpinë: Ai e shkëmbeu Kosovën me Donbasin”, “Interes i thjeshtë: Putini me interesin e tij mbron interesat në Donesk dhe Lugansk, duke mos marrë parasysh pozicionin e Serbisë në Kosovë” dhe “Festë në Prishtinë, Zagreb dhe Sarajevë për shkak të deklaratës së Putinit”./Paparaci.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci