Të fundit

Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan

Si çdo Ramazan edhe në këtë Ramazan Petrol Company nuk i harron banorët e shtëpisë së Pleqve në Prishtinë.

Rrjeti i restoranteve “Be Happy” i cili është brend i Petrol Company, për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit ka përgatitur sërish iftarë për 72 rezidentët në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë duke përfshirë edhe stafin punonjës të kësaj shtëpie.

Iftari u është përgatitur nga profesionistët e kulinarisë të “Be Happy Restaurant” dhe u është dërguar me menu të plotë.

Drejtoresha e kësaj shtëpie Raze Aliçkaj ka falenderuar Petrol Company për mbështetjen e vazhdueshme që bën për banorët e kësaj shtëpie, duke mos i harruar në asnjë Ramazan.

Ndërsa përfaqësuesit e Petrol Company shprehen që kjo është më e pakta që mund të bejnë për këta banorë dhe ju uruan Festen e Fitër Bajramit banorëve të kësaj shtëpie si dhe të gjithë besimtarëve të besimit Islam.

Vlen të theksohet që Petrol Company , dy viteve të fundit dhuroi 8 shtëpi për nevojëtarët, mijëra dhurata për festa të Bajramit, ndihmoi jetimoret, Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, Sos Fshatrat, Kopshtet për Fëmijë, Spitalin e Pediatrisë, dërgoi mijëra litra naftë për të gjithë ata që dërguan ndihma në Shqipëri, me rastin e tërmetit etj.

*Artikull i sponsoruzuar

 

 

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci