Të fundit

100 të evakuuar nga fabrika e çelikut pritet të mbërrijnë në Zaporizhzhia

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha 106 persona të evakuuar nga fabrika e çelikut në Mariupol pritet të mbërrijnë në Zaporizhzhia të martën, sipas CNN.

Por sipas zëvëndëskryeministres, qindra të tjerë që po përpiqeshin të largoheshin nga Mariupol dhe zona të tjera të pushtuara nga Rusia janë penguar nga forcat ruse. Vereshchuk tha se armëpushimi rreth Azovstal nuk kishte zgjatur mjaftueshëm për të evakuuar të gjithë civilët, “kështu që qindra gra, fëmijë dhe të moshuar janë ende të bllokuar.”.

Gjithashtu në fabrikë ndodhen 40 ushtarë të cilët janë të plagosur dhe kanë nevojë për kujdes shëndetësor. Nga 150 personat që kishin arritur të largoheshin,1 06  u nisën për në Zaporizhzhia.

Vereshchuk akuzoi rusët për ndryshimin e marrëveshjeve rreth evakuimeve, që do të thotë se njerëzit nga qytetet e pushtuara si Tokmak dhe Vasylivka, të cilat ndodhen në jug të Zaporizhzhia, nuk mund të largoheshin.

Evakuimi nga Azovstal u ndërmjetësua dhe u organizua nga Organizata e  Kombeve të Bashkuara dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci