Të fundit

Rusia lëshon urdhërarrest për aktivisten e njohur

Ministria e Punëve të Brendshme e Rusisë lëshoi ​​sot zyrtarisht një urdhër arresti për Lyudmila Lucia Stein, aktiviste dhe anëtare e grupit Pussy Riot.

Profili në Twitter i Flash, që publikon lajme në lidhje me luftën në Ukrainë, bëri të ditur se në bazën e të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë thuhet se Stein është në një urdhër arresti dhe se kërkimi po kryhet në kuadër të procedimit penal.

Procedura i referohet protestave masive në vitin 2021 që u zhvilluan në Moskë në mbështetje të Alexei Navalnyt.

Stein u arrestua për 10 ditë gjatë një proteste janarin e kaluar.

Që nga viti i kaluar, Stein është arrestuar disa herë nga policia së bashku me anëtarët e tjerë të “Pussy Riot”.

Vitin e kaluar, një gjykatë në Moskë e shpalli Stein fajtor për nxitje të shkeljeve të masave epidemiologjike. Gjykata e dënoi atë me një vit liri me kusht.

Në aktgjykim thuhet se Stein nuk iu lejua të dilte nga shtëpia e saj nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit dhe se ajo nuk u lejua të merrte pjesë në protesta.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci