Të fundit

Pas raportimit të Paparacit, anulohet tenderi 1.5 mln eurosh i “Prishtina Parking”

Është anuluar tenderi i vlefshëm 1.5 milionë euro të cilin një kompani private e sigurimeve e fitoi nga Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking”, rreth një javë pasi një raportim i Paparacit zbuloi prapaskenat e procesit.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes në platformën e-prokurimi, procesi tenderues në të cilin u shpërblye me kontratë të vlefshme 1.5 milion euro kompania e sigurimeve “Besa Security”, është anuluar për mungesën e një dokumenti.

Kompania fituese nuk e kishte sjellë me kohë dokumentin e Sigurimit të Ekzekutimit, tha sot në një njoftim ndërmarrja “Prishtina Parking”.

“Ky aktivitet i prokurimit Anulohet në bazë të dispoziatave te LPP-se, për shkak qe Operatori Ekonomik që i është dhënë tenderi nuk ka sjellë Sigurimin e Ekzekutimit me kohë”, thuhet në njoftim.

“Kërkesa për të sjellë sigurimin e ekzekutimit është bërë përmes email me datën 05.05.2022 ku u është lënë afati deri me 10.05.2022. Ndërsa Operatori Ekonomik është përgjigjur përmes emailit me datën 16.05.2022 me kërkesë qe ky afat te shtyhet deri ne fund te muajit Maj”, arsyetohet vendimi.

Paparaci raportoi se Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” më 17 maj të këtij viti kishte shpërblyer me tender në vlerë 1.5 milionë euro kompaninë e sigurimit “Besa Security” për vendosjen dhe menaxhimin e kamerave për trafik në Komunën e Prishtinës.

Me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, të mbyllur, “Prishtina Parking” Sh.a. ka përzgjedhur “Besa Security” që të realizojë projektin e vendosjes dhe menaxhimit të kamerave në trafik, shkruan Insajderi.

Kontrata parashihet të zgjasë tri vjet, bazuar në Dosjen e Tenderit.

Projekti do të bënte identifikimin e shkeljeve tjera të trafikut në udhëkryqet kryesore të Prishtinës dhe lehtësimin e lëvizjes së makinave dhe trafikut në përgjithësi.

Burimet i kanë thënë Paparacit se kryetari i Prishtinës nuk ka qenë në dijeni për procedurat e prokurimit të tenderit 1.5 milion eurosh të Ndërmarrjes “Prishtina Parking”, i cili parasheh implementimin e projektit të vendosjes së kamerave digjitale në trafik.

Madje, një zyrtar i lartë komunal i ka thënë Paparacit se kryetari Rama është ndarë i çuditur për formën, për qëllimin dhe për mënyrën e dhënies së tenderit; në këtë rast që bëhet fjalë për një tender një burimor, vlera e të cilit është 1.5 milion euro.

Paparaci po ashtu raportoi se kreu i Komunës pritej të kërkonte sqarime për këtë tender nga përfaqësuesit e Ndërmarrjes Lokale Publike “Prishtina Parking”.

“Prishtina Parking” shpërblen me tender 1.5 mln euro kompaninë e sigurimeve

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci