Joe Biden konfirmoi këtë pasdite se SHBA nuk ka plane për të dërguar në Ukrainë sisteme raketash që mund të arrijnë në Rusi, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
SHBA i ka ofruar Ukrainës një sasi të konsiderueshme ndihme ushtarake që kur Rusia nisi një pushtim të vendit në fund të shkurtit.
Raportet kishin dalë se Administrata Biden po përgatitej të dërgonte sisteme të avancuara raketash me rreze të gjatë veprimi në Kiev.
Megjithatë, presidenti amerikan, Joe Biden e hodhi poshtë këtë sot.
