Gazetari francez Frédéric Leclerc-Imhoff, i cili u vra gjatë raportimit në Ukrainën lindore, është fotografuar për herë të parë.
Leclerc-Imhoff, i cili punonte për transmetuesin francez BFM TV, u vra ndërsa ishte në bordin e një autobusi humanitar në rajonin Severodonetsk, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
Ai tha se gazetari nga Franca ishte në Ukrainë për ta shfaqur realitetin e luftës.
“Frederic Leclerc-Imhoff ishte në Ukrainë për të shfaqur realitetin e luftës. Gjatë kohës sa ishte në një autobus humanitar me civilët që janë detyruar të largohen nga bombardimet ruse, ai u plagos për vdekje”, shkroi Macron në Twitter.
