Të fundit

Kajtazi: Nuk ka asnjë dilemë se Qeveria Kurti është e korruptuar

Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti po e dëshmon se është e korruptuar.

Ai ka përmendur tre raste që qeveria ka qenë e përfshirë në afera korruptive, rasti i aferës së KEK-ut, skandali i ministrit Libur Aliu dhe afera e publikuar gjatë ditës së sotme të Florent Ramqajm këshilltar i ministrit Liburn Aliu.

“Nuk ka asnjë dilem më që qeveria Kurti është e korruptuar. Janë tre raste ku dëshmohet, e para është afera në KEK dhe kjo u konfirmu për anulimin e konkursit dhe rivlerësimin. Rasti i dytë është ambasadori Berishaj, nuk po them që qeveria Kurti është pjesëmarrëse në pastrimin e parave por me mbrojtjen që ja ofroi qeveria dhe presidentja për mua është konfirmim që janë të korruptuar”, ka thënë gazetari Kajtazi.

Kajtazi tutje ka thënë se kur është në gjendje Florent Ramqaj të marrë 30 mijë euro, të tjetër bëjnë shumë më shumë.

“Kjo e sotmja është e dokumentume me zë dhe figurë, nëse një këshilltari i vjen puna me i marr 30 mijë euro llogarit çka bëjnë këta tjerët”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci