Të fundit

Hovenier pas takimit me Komisionin për Punë të Jashtme: Diskutuam për sigurinë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier deklaroi se është i nderuar që u ftua nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi për të diskutuar çështje të përbashkëta, raporton Paparaci.

Ai pas këtij takimit i cili u mbajt me dyer të mbyllura tha se kishin diskutim të frytshëm për sigurinë nacionale dhe çështje të politikës së jashtme.

Ndërkohë, në konferencën e përbashkët për media, Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje u shpreh se u rikonfirmuan lidhjet speciale dhe strategjike mes Kosovës dhe ShBA-së.

Ai shtoi se rruga euro-atlantike do të vazhdojë.

“Komisioni ynë është platformë e hapur dhe miqësore që të dëgjojmë edhe këshillat e ShBA-së”, theksoi ligjvënësi i pushtetit.

Takimi mes Hovenier dhe anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme u mbajt në një sallë të Kuvendit të Kosovës, e cila filloi në ora 10:30.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci