Të fundit

Prokuroria Speciale nis hetimet për aferën në Ministrinë e Infrastrukturës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar hetimet për audio-incizimin i cili është publikuar së fundmi e që bëhet fjalë për afera korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës, e cila udhëhiqet nga Liburn Aliu, raporton Paparaci.

Lajmi u bë i ditur në një komunikatë për media nga Prokuroria.

“ Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara ditëve të fundit në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion”, thuhet në njoftim.

Të mërkurën, emri i Florent Ramqajt, këshilltar i ministrit Liburn Aliu është ndërlidhur me një aferë korruptive të ryshfetit e cila dëshmohet në një audio-përgjim të publikuar nga Gazeta Nacionale.

Përgjimi dëshmon se si një përfaqësues i kompanisë private të projektimeve ndërtimore, “Infratek”, e cila është në pronësi të dajës së këshilltarit Ramqaj, kërkon ryshfet nga një përfaqësues i një biznesi tjetër privat për dorëzimin e një raporti pranë Ministrisë së Infrastrukturës për punët e kryera për një projekt rrugor.

“Infratek, në pronësi të Halil Jahajt, dajës së Ramqajt, ishte e angazhuar nga Ministria për dorëzimin e raporteve rreth punimeve të kryera në rrugën Gjakovë-Dollc.

Por siç dëshmohet në përgjim, Idriz Shala, një përfaqësues i kompanisë “Infratek”, i kërkon ryshfet një përfaqësuesi të një kompanie private në këmbim të “dritës së gjelbër” për punimet e kryera në projekt.

Në përgjim dyshohet se përmendet edhe emri i Liburn Aliut. “E ka jaran Liburnin”, thotë në një sekuencë përfaqësuesi i Infratek-ut duke e mbështetur kërkesën për ryshfet.

Ramqaj e mohoi se ka ndonjë ndërlidhje me këtë aferë, teksa paralajmëroi padi ndaj mediave.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci