Të fundit

Britania e Madhe do të dërgojë raketa me rreze të gjatë për Ukrainën

Ukraina më në fund po siguron armët e shumëkërkuara për të sprapsur ofensivën ruse në territorin e saj.

Pas Shteteve të Bashkuara edhe Britania e Madhe njoftoi se do të dërgojë sisteme të shumëfishta raketore në shtetin e zhytur në luftë, për ta ndihmuar të mbrohet kundër Moskë, sic tha sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace.

Në një deklaratë të mëvonshme nga zyra e punëve të jashtme në Londër, sqarohet se Britania e Madhe do të dërgojë raketa hedhëse M270, në gjendje për të goditur shënjestra deri në 80 km largësi.

“Nuk do të ndodhë, pasi ajo që NATO dhe aleatët po bëjnë, është ofrimi i mbështetjes për Ukrainën në mënyrë që të vetëmbrohet”, ishin fjalët e Stoltenberg.

Kievi ka dhënë garanci se nuk do t’i sulmojë territoret ruse, por Kremlini dyshon në vërtetësinë e pretendimeve.

“Sistemet raketore do t’i fuqizojnë në mënyrë të konsiderueshme kapacitetet e forcave ukrainase. Një lëvizje e tillë është koordinuar ngushtë më vendimin e SHBA për të dërguar në Ukrainë sistemet Himars, një variant i raketahedhëseve të shumëfishta që Britania e Madhe do t’i dhurojë Ukrainës”.

Autoritetet në Britaninë e Madhe thonë se municionet me kapacitet të lartë do të lejojnë miqtë ukrainas, të mbrohen nga përdorimi brutal i artilerisë me rreze të gjatë veprimi që forcat e Putinit kanë përdorur për të rrafshuar qytete.

Pasi Shtetet e Bashkuara bënë të ditur vendimin për të dërguar sisteme të avancuara në Ukrainë, Moska i akuzoi se po i hidhnin benzinë zjarrit. Në një deklaratë, ministri i Jashtëm Sergey Lavrov tha se ku ishte një provokim i drejtpërdrejtë që mund të çonte në zgjerim të konfliktit.

“Kërkesat e regjimit të Kievit për pronarët e vet perëndimorë i tejkalojnë të gjitha kufijtë e mirësjelljes dhe marrëdhenieve diplomatike dhe janë një provokim direkt për të tërhequr perëndimin në luftë”, tha Lavrov.

Megjithatë, shefi i NATO, Jens Stoltenberg tha për CNN se nuk parashikon ndonjë veprim hakmarrës nga Rusia.

“Nuk do të ndodhë, pasi ajo që NATO dhe aleatët po bëjnë, është ofrimi i mbështetjes për Ukrainën në mënyrë që të vetëmbrohet”, ishin fjalët e Stoltenberg.

Kievi ka dhënë garanci se nuk do t’i sulmojë territoret ruse, por Kremlini dyshon në vërtetësinë e pretendimeve.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci