Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Sllovaki, për të marrë pjesë në Forumin e Bratisllavës GLOBSEC 2022, 2- 4 qershor 2022.
Kështu njoftoi Zyra e Kryeministrit, në një komunikatë për media.
ZKM-ja tha se shefi i qeverisë do të zhvillojë takime edhe me liderë të vendeve tjera në këtë forum.
“Krahas pjesëmarrjes në panelin e diskutimit “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe me liderë të vendeve të tjera, pjesëmarrës në këtë forum”, thuhet në kumtesë.
