Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 03:00 janë arrestuar dy shtetas kosovarë, 17-vjeçari me inicialet Sh.S. dhe 26-vjeçari me inicialet A.A., si dhe 30-vjeçari me inicialet S.A., shtetas u huaj.
Siç njoftohet të arrestuarit dyshohet se kanë plagosur një person në rrugën “Rinia” në Prishtinë.
I plagosuri sipas njoftimit ka marrë trajtim mjekësor, kurse Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast, si dhe një copë fishek të kalibrit të njëjtë.
Policia në njoftim ka bërë të ditur se të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ata po dyshohen për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe “Mbajtje në pronësi në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

