Të fundit

“Do të fle në hotel” – Munishi bën ‘premtimin’ e madh si trajner i Prishtinës

Trajneri i ri i Prishtinës, Ismet Munishi ka thënë se do të fle në hotel nëse humb një ndeshje me klubin kryeqytetas, në një reagim ironik ndaj komenteve të bashkëshortes së tij.

Bashkëshortja e teknikut të ri të klubit më të lavdishëm në Kosovë kishte thënë me shaka se Munishin nuk do ta pranoj në shtëpi “nëse humb ndeshje me Prishtinën”.

Reagimi i Munishit në studiot e KTV-së të dielën përmbante po ashtu doza të larta ironie.

“Flej në hotel”, tha fillimisht Munishi. “Po unë kam ditë mos me humb me Gjilanin një vjet. Nuk jam prej trajnerëve që humbi shpesh unë; nuk më bjen shpesh mua me flejt në hotel”.

Munishi deklaroi se Prishtina do të provojë të fitojë titullin kampion në sezonin e ri.

“Kemi bërë një skuadër të fortë dhe jemi një kundërshtar shumë i fortë për të tjerët”, deklaroi Munishi.

Ai tha se deri më tani, në tregun e transferimeve Prishtina e drejtuar prej tij ka arritur të realizojë dhjetë transferime.

Ismet Munishi transferon dhjetë futbollistë te Prishtina: “Kam bërë super-ekip”

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci