Të fundit

Auditori gjen shkelje të rënda në MPB-në e Xhelal Sveçlës

Ministria e Punëve te Brendshme e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 97 mijë euro, duke i paguar 20 zyrtarë serbë të cilët nuk kryejnë asnjë shërbim për këtë ministri, shkruan Paparaci.

Ministria e cila udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, këtë zyrtarë i ka paguar bazuar në Marrëveshjen e Brukselit, për integrimin në institucionet e shtetit të Kosovës për të ashtuquajturën ‘’Mbrojtja civile’’, të cilët vepronin në komunat veriore të Kosovës.

Këto gjetje janë publikuar në raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2021.

“Sipas konfirmimeve nga zyrtarët e Ministrisë këta të punësuar nuk kanë hapësira të përcaktuara të punës dhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet në Ministri. Buxheti i shpenzuar për pagat e tyre për vitin 2021 ishte 97,099€“.

ZKA-ja ka rekomanduar ministrin Xhelal Sveçla  që t’i sigurojë kushte zyrtarëve serbë në mënyrë që ata të vijojnë punën.

“Ministri duhet të ndërmerr të gjitha veprimet për të siguruar krijimin e kushteve për vijueshmërinë e rregullt në punë të këtyre punonjësve, duke bërë monitorimin e vazhdueshëm siç parashihet me aktet ligjore”.

Përveç, MPB-së me 104 mijë euro buxhetin e shtetit e ka dëmtuar edhe Ministria për Komunitete dhe Kthime e udhëhequr nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, për të njëjtën arsye për mos vijimin në punë të 20 zyrtarëve serbë. /Paparaci/

Ministria e Brendshme detyrohet t’ia paguajë gjysmë milioni € biznesmenit Ragip Mustafa

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci