Të fundit

Huliganizmi i futbollit, politika dhe krimi i organizuar në Ballkanin Perëndimor

Futbolli është një ndër sportet më të dashura në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, huliganizmi është bërë problem për shkak të lidhjeve me politikën, nacionalizmin, dhunën dhe krimin e organizuar në rajon, megjithëse këto lidhje nuk janë të njëjta në gjiithë Ballkanin Perëndimor.

Raporti fillon me hartëzimin e klubeve kryesore të tifozëve të futbollit në secilin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. Më pas identifikon se cili nga këto grupe mund të konsiderohet ‘ultra’. Analiza e mëtejshme veçon se cilat nga këto grupe ultras demonstrojnë atribute të huliganizmit të futbollit dhe se si ky huliganizëm është i lidhur me krimin e organizuar dhe politikën.

Hulumtimi tregon se nga 122 grupe tifozësh në WB6, 78 ishin të identifikuar si ultras dhe 21 përfshihen në akte të dhunshme huliganizmi, dhe gjithashtu kanë lidhje me politikën dhe/ose krimin e organizuar. Nga numri i incidenteve, grupet në Serbi janë më shqetësuese të ndjekura nga ato në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në bazë të raportit në Kosovë janë identifikuar si grupe huliganësh Plisat dhe Shqiponjat duke u bazuar në vlerësimet për indikatorët e dhunës dhe lidhjeve me politikën. Për këto dy kategori Kosova është vlerësuar si “Mesatare” ndërsa për kategorinë e krimit si “e ulët” pasi që hulumtimi kishte gjetur pak dëshmi të ndërlidhjes së tyre me krimin e organizuar.

Për ndërlidhjen e Plisave dhe Shqiponjave me politikën dhe dhunën raporti përmend pjesëmarrjen e tyre në protestat e organizuara nga partitë opozitare në kundërshtimin e formimit të asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Edhe pse shkalla e përdorimit të dhunës dhe e përfshirjes në krim dhe politikë ndryshon nga vendi në vend, fenomeni meriton më shumë vëmendje dhe një qasje të integruar rajonale që përfshin përfaqësues të shtetit, gjyqësorit, shoqatat sportive, përfaqësuesit e partive politike, mediat, akademia dhe shoqëria civile. Raporti përfshin rekomandime për palët e interesuara për t’iu përgjigjur më mirë huliganizmit të futbollit në rajon.

Raporti bazohet në të dhënat dhe analizat e mbledhura nga Observatori i Ekonomive të Paligjshme në Evropën Juglindore të GI-TOC përmes intervistave me tifozë futbolli, gazetarë dhe ekspertë, dhe burime dytësore si media dhe artikuj akademikë.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci