Të fundit

“Reja e ka mbyllur me ne”, Duka zgjedh ish-trajnerin e Italisë për stolin e Kombëtares

Edi Reja duket se i ka mbyllur llogaritë me Shqipërinë pas rezultateve zhgënjyese në Ligën e Kombeve dhe zyrtarizimi i largimit të tij është cështje kohe.

Kuqezinjtë u renditën të tretët në një grup ku Rusia ishte e përjashtuar, me Izrealin që e mbylli edicionin në vendin e parë dhe Islandën në të dytin.

Përvoja e trajnerit Reja është e madhe, por mos arritja e objektivave dhe me kontratën që skadon në nëntor, atij zor se do t’i ofrohet rinovimi.

Dhe sipas burimeve për Syri.net, është Luigi Di Biagio ai i cili pritet të marrë drejtimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. FSHF dhe trajneri italian janë në bisedime për të arritur marrëveshjen, e cila duket se është afër.

Di Biago ka një karrierë mjaft të madhe si futbollist, teksa ka luajtur për skuadra të njohura si Inter, Roma dhe Brescia.

Si trajner, 51 vjeçari, ka drejtuar për një periudhë të shkurtër edhe Kombëtaren italiane të futbollit si dhe skuadrën e SPAL kur ishte pjesë e Serie-A./Syri.net

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci