Me barazimi 1:1 është mbyllur ndeshja mes Gjilanit e Dritës e zhvilluar në fushën me bari sintetik në Gjilan.
Për shkak të kushteve të sigurisë Derbi i Anamoravës është zhvilluar pa prezencën e tifo-grueve, mirëpo spektakli nuk ka munguar në fushë.
Pjesa e parë e takimit mbaroi pa gola, ndërsa rezultati u zhbllokua në minutën e 67-të.
Baton Zabërgja shënoi për Gjilanin pas asistimit të Mevlan Zekës, kurse shifrat u barazuan tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Almir Ajzeraj shënoi për Dritën duke i dhuruar kështu një pikë tjetër në Superligën e Kosovës.
Pas 16-të xhirove, skuadra e Dritës mban vendin e parë në tabelë me 32 pikë, kurse Gjilani ndodhet në vendin e tretë me 24 pikë.
