Të fundit

Kosova zhvillon sot ndeshjen e fundit për këtë vit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të zhvillojë sot ndeshjen e fundit për vitin 2022.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do të pres kombëtaren e Ishujve Faroe, me fillim nga ora 18:00.

Ndeshjen e fundit miqësore, Kosova barazoi me rezultat 2-2 përball Armenisë, teksa sot e pret tjetër sfidë.

Për të dyja miqësoret, trajneri Alain Giresse ka grumbulluar futbollistë të rijnë përfshirë këtu edhe nga Superliga e Kosovës.

Ky do të jetë takimi i katërt mes dy ekipeve. Dy fitore i kanë takuar Kosovës me rezultat identik 2-0, derisa dueli i vetëm i zhvilluar në Ishujt Faroe kishte përfunduar pa fitues 1-1 në tetor të vitit 2018.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci