Sulmuesi i Ekuadorit, Enner Valencia ka shënuar golin e parë për Kampionatin Botëror 2022, por goli i tij nuk u pranua pasi ishte pozitë jashtë loje.
Valencia shënoi në minutën e katërt pas gabimit të portierit vendas, por pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari italian e anuloi golin.
