Të fundit

Mbretëria e Bashkuar shpall non-grata dy bosët e krimit në veri

Mbretëria e Bashkuara ka sanksionuar 30 figura të korruptuara politike, shkelës të të drejtave të njeriut dhe autorë të dhunës seksuale në konflikte, nëpër botë.

Në mesin e të sanksionuarave janë edhe Milan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Zyra e Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar listën e 30 figurave të sanksionuara, që lidhen me krimin dhe korrupsionin nëpër botë.

Në listë janë edhe biznesmeni Zvonko Veselinoviq, serb nga Kosova dhe Milan Radojçiq, që së fundmi mban postin e nënkryetarit të Listës Serbe.

“Milan Radojçiq, një biznesmen i industrisë së ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe. Radojciq ka përfituar nga keqpërdorimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’u dhënë kompanive të tij të ndërtimin kontrata fitimprurëse”, thuhet në njoftim.

Edhe Veselinoviq përshkruhet si biznesmen i industrisë së ndërtimit në Kosovës, që ka keqpërdorur paranë publike.

Dy serbët, për të cilët janë njohur si “nëntoka” e veriut dhe janë akuzuar për orekstrim të bandave në veri të Kosovës, janë të sanksionuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci