Shumë yje të sportit publikojnë foto nga shtëpitë e tyre për Krishtlindje dhe Mick Schumacher ndau me botën një foto që u shpall “fotoja më e trishtë e festës së Krishtlindjes”.
Djali i legjendarit Michael Schumacher ndau një foto në Instagram ku ai ishte ulur pranë një peme të vitit të ri, bashkë me nënën e tij Corinna dhe motrën Gina-Maria.
Shumë fansa vunë re se babai i familjes – Michael – nuk ishte në foto.
View this post on Instagram
Kujtojmë se shoferi legjendar i Formula 1 pati një aksident tragjik derisa po skijonte në një resort francez në dhjetor të vitit 2013, pas së cilës ra në koma.
Që nga viti 2014, kur ai u transferua në një shtëpi familjare për rehabilitim, familja Schumacher nuk ka dhënë asnjëherë detaje për gjendjen e tij.
Edhe sot nuk dihet se në çfarë gjendje është shtatë herë kampioni i Formula 1.
