Të fundit

Duka flet për Rejën dhe tregon kur do të bëhet i ditur trajneri i ri

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajneri, Edi Reja dhe emrin e ri që do të marrë drejtimin e stolit të kombëtares shqiptare.

Në një intervistë në “Studio Sport”, Duka pranoi se zgjedhja e Panuçit si trajner në të kaluarën ishte gabimi i tij i vetëm që kishte bërë, ndërsa për Rejën është shprehur se kishte ardhur koha për largimin e tij.

“Më duhet ta pranoj që kam gabuar me Panuçin, sikurse nuk kam gabuar në asnjë rast tjetër. Por edhe trajnerët pa eksperiencë kanë pasur përvoja shumë të mira në futbollin europian dhe botëror, siç është rasti i Guardiolës apo Zidanit, futbollistë të mëdhenj që u bënë trajnerë të mëdhenj”, tha Duka.

“Pavarësisht rezultateve më të mira që mund të kishte marrë Reja në Nations League, unë mendoj se në fund të eliminatoreve ekipi kombëtar shqiptar duhej të ndahej nga stafi i Edi Rejës. Për disa arsye, mbase edhe për arsye të moshës së tij, diferencës së madhe me futbollistët në moshë. Gjithnjë një ekip që ka përpara një objektiv madhor si “Euro 2024”, duhet të ketë energji ndryshe”, shtoi Duka.

Për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare janë duke u përfolur dy emra: Esteban Cambiasso dhe Reinaldo Rueda, teksa Duka ka treguar kohën se kur do të bëhet e ditur zyrtarizimi i trajnerit të ri.

“Janarin do ta fillojmë me stafin e ri për t’u përgatitur për ‘Euro 2024’. Kemi folur edhe me trajnerët shqiptarë. Dikush e ka pranuar ofertën tonë për bisedime e dikush jo”, përfundoi Duka.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci