Legjenda e futbollit botëror, Pele ka vdekur dje, duke lënë pas kujtime e veprime të paharrueshme.
Njëra prej tyre është edhe historia me superyllin e famshëm të Hollivudit, Sylvester Stallone.
Pele ia kishte thyer gishtin Stallones gjatë ekzekutimit të një penalltie në xhirimet e një filmi gjatë vitit 1981.
Ndërsa promovonte filmin e tij Grudge Match, i publikuar në vitin 2013, Stallone tregoi historinë e pabesueshme se si Pele theu gishtin e tij me një top.
“Çfarë goditjeje që mora. Unë kam ende një gisht të thyer nga përpjekja për të bllokuar penalltinë e Peles. Ai veshi një palë këpucë të Luftës së Dytë Botërore, të cilat kishin majë çeliku dhe topi ishte si një top topi. Ishte dy herë më shumë i trashë dhe i rëndë siç tha për BBC topi i sotëm i futbollit Stallone. Aktori i famshëm tha se Pele i njoftoi se ku do të gjuante penalltinë, por nuk arriti të priste.

Aktori i njohur tha se Pele i njoftoi se ku do të gjuante penalltinë, por nuk arriti të priste.
“Ai erdhi për të ekzekutuar penalltinë dhe më njoftoi saktësisht se ku do të gjuante. Unë qëndroja aty, por gjithsesi topi përfundoi në portë dhe nuk pata kohë të lëvizja”, shton Stallone.
Pele, i cili vdiq mbrëmë në moshën 83-vjeçare në një spital në Sao Paulo, theksoi në disa raste gjatë jetës së tij sesi shikimi i atij filmi e solli në lot.
