Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi do të jetë titullar në përballjen e Mallorcas kundër Getafes sot.
Në kuadër të xhiros së 15-të, me fillim nga ora 17:00, Mallorca do të takohet me Getafen.
Muriqi që ka udhëhequr Mallorcan këtë edicion do të nisë takimin nga minuta e parë. Ai ka shënuar 8 gola deri më tani në 12 ndeshje të luajtura.
Formacionet zyrtare:
Getafe: Soria, Suarez, Duarte, Alderete, Djene, Portu, Algobia, Milla, Alena, Unal, Mayoral.
Mallorca: Rajkovic, Maffeo, Raillo, Russo, Copte, Costa, Battaglia, Baba, Dani Rodriguez, Lee Kang In, Muriqi.
