Mediumi arab, , “Al-Arabiya” ka bërë të ditur sot se Ronaldo ka arritur marrëveshje me Al-Nassr për dy vite.
Sipas mediumit në fjalë palët kanë rënë dakord dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet brenda pak ditëve.
Ka disa ditë që është përfolur për një transferim të Ronaldos në Arabinë Saudite, por futbollisti ende nuk ka pranuar asgjë.
Ndërkohë presidenti i klubit arab para disa ditësh kishte mohuar që Ronaldo është afër transferimit në Arabinë Saudite.
