Të fundit

“Nuk mundet Vuçiq të mbrojë Besim Zeqirin nga ligji i Kosovës”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se rasti i sotëm i aksionit në veri të Mitrovicës kundër kontrabandës së mallrave, është iniciuar nga një shërbim aleat.

Në një knferencë për media, Sceçla ka përsëritur se aksioni nuk është i drejtuar kundrejt asnjë nacionaliteti të caktuar.

“Ky operacion nuk është i drejtuar kundër asnjë nacionaliteti, ky është i drejtuar kundër kriminelëve që kanë kontrabanduar mallra ilegale në territorin e Kosovës. Prokurori i rastit është serbe, gjykatësi i procedurës paraprake është serb, pjesëtarët e reagimit të shpejtë në veri të Mitrovicës janë shumica serbë”, ka deklaruar Sveçla.

“Shumica e të arrestuarve janë shqiptarë, shumica e të kërkuarve janë shqiptarë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë aksion represioni shtetëror ndaj askujt. Të gjitha këto dëshmi që i keni parë, janë dëshmi të mjaftueshme që këto veprime janë mëse të nevojshme dhe do të vazhdojmë me veprime të tilla. Është një shërbim aleat që ka iniciuar këtë rast dhe kemi bashkëpunuar me ndërkombëtarët”, ka thënë ministri.

Ai ka thënë se “nuk bëhet fjalë për ndonjë aktivitet drejtuar komunitetit serb në Kosovë. Pronari i barnatores ku ka pasur kontrabandë të niveleve të larta dhe ku hetuesit janë sulmuar, është shqiptar që është në kërkim.”

“Nuk mundet as Vuçiq e as askush ta mbrojë Besim Zeqirin nga ligji i Republikës së Kosovës. Është barnatorja se ka ndodhur 20 metra në këtë anë apo këtë anë është irelevante. Ne do të vazhdojmë në zbatimin e ligjit kudo në Kosovë”, ka deklaruar Sveçla.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci