Të fundit

​Barcelona në finale të Superkupës, atje e pret Real Madridi

Barcelona do të jetë kundërshtari i Real Madridit në finalen e madhe të Superkupës së Spanjës.

Skuadra e Xavit e mposhti me mjaft vështirësi Real Betisin në gjysmëfinale pas 120 minutave lojë dhe ekzekutimit të penalltive, raporton KosovaPress.

Koha e rregullt prej 90 minuta përfundoi me barazim 1-1. Katalanasit kaluan në epërsi në minutën e 40’me golin e sulmuesit Robert Lewandowski, por ishte Nabil Fekir ai që e riktheu baraspeshën në rezultat duke shënuar për 1-1 në minutën e 77′, rezultat ky që i çoi skuadrat në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Me të nisur vazhdimi i parë, përkatësisht në minutën e 93′, Ansu Fati realizoi gol të bukur për ta rikthyer Barcelonën në avantazh, por Betisi nuk u dorëzua dhe barazuan sërish rezultatin në minutën e 101′ me golin e Loren Maron.

Deri në fund nuk pati gola të tjerë dhe në ekzekutimin e penalltive më të saktë u treguan lojtarët e Barcelonës që triumfuan me rezultat 4-2.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci