Të fundit

Akreditohen mbi 23 mijë vëzhgues për zgjedhjet e 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve dhe mediave.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 25 mijë vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, organizatat joqeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, ambasada, institucion vendor dhe media.

“Numri më i madh i vëzhguesve të akredituar, 23 mijë e 46, është nga subjektet politike garuese (parti politike 21,737; koalicion 387; iniciativa qytetare 883; dhe kandidatë të pavarur 39 vëzhgues). Ndërsa, numri i vëzhguesve të organizatave jo-qeveritare vendore është 768 dhe 70 të tjerë nga Avokati i Popullit”, tha ai për Klankosova.tv.

Këto zgjedhje do të vëzhgohen edhe nga një numër vëzhguesish ndërkombëtar, që janë akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Numri i vëzhguesve të organizatave ndërkombëtare është 177, ndërsa 39 të tjerë u takojnë ambasadave apo konsullatave në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, KQZ-ja ka akredituar me dhjetëra media vendore dhe ndërkombëtare që do të raportojnë për këtë proces zgjedhor. Janë 520 përfaqësues të mediave vendore dhe rreth 30 të tjerë që përfaqësojnë media rajonale dhe ndërkombëtare.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci