Të fundit

Policia bastis dy lokacione të noterës në Prishtinë, dyshohet për shpërlarje parash

Në mëngjesin e së martës që e lëmë pas, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka bastisur shtëpinë dhe zyrën e zyrtares së dyshuar për shpërlarje parash, shkruan Paparaci

Paparaci ka mësuar, se zyrtarja të cilës i është bastisur shtëpia është noterja Valdete Ademi.

Paparaci, ka kontaktuar me noterën Valdete Ademi, por që ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e Paparacit lidhur me bastisjen.

Ademi tutje, ka thënë se këto janë punët e saja personale, e që nuk i takojnë askujt.

“Çka po don ti prej meje, këto janë punët personale të mijat dhe unë shumë mirë i kam punët. Të lutëm mos më pengo se jam e sëmurë”, tha Ademi për Paparacin.

Ademi e cila dyshohet për veprën penale, Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare, gjatë bastisjes i janë konfiskuar telefon mobil, para dhe dokumente në lidhje me rastin.

“Pas kontrollit të kryer në tri lokacione janë sekuestruar dëshmi si vijon: para, DVR, telefon mobil dhe dokumente në lidhje me rastin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Tutje, nga PK-ja kanë bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar me procedurë të rregullt.

Noteri është jurist profesional, zyrtar publik, i ngarkuar nga shteti dhe i emëruar nga Ministria e Drejtësisë për ushtrimin e funksioneve noteriale. /Paparaci.com

Bastiset shtëpia e zyrtares në Prishtinë, dyshohet për shpërlarje parash

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci