Të fundit

Shefi i AKI-së denoncohet për shantazh të gjyqtarëve kushtetues

Paparaci ka informata se ekziston një dokument me anë të së cilit janë informuar partnerët perëndimorë lidhur me këtë takim që duket tepër serioz dhe shqetësues. Informata ka dalë nga AKI-ja, institucion ky i drejtuar nga Petrit Ajeti. Aty thuhet se shefi i inteligjencës i ka dorëzuar një memo kryegjyqtares kushtetuese, Gresa Caka, i cili siç përshkruhet në informatë, përmbante të dhëna për gjyqtarët kushtetues se kinse janë të përfshirë në krim dhe po shantazhohen nga jashtë me qëllim që të merret një vendim për ta rrëzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. 

Vehbi Kajtazi

Një takim fortë i pakëndshëm raportohet të ketë ndodhur mes kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani dhe shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Përmbajtja e takimit ka elemente shantazhi nga ana e shefit të AKI-së. Takimi ka ndodhur më 31 mars të këtij viti në ambientet e Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë.

Paparaci ka siguruar një dokument me anë të së cilit janë informuar partnerët perëndimorë lidhur me këtë takim që duket tepër serioz dhe shqetësues. Informata ka dalë nga AKI-ja, institucion ky i drejtuar nga Ajeti.

Aty thuhet se shefi i inteligjencës i ka dorëzuar një memo kryegjyqtares kushtetuese, Gresa Caka, i cili siç përshkruhet në informatë, përmbante të dhëna për gjyqtarët kushtetues se kinse janë të përfshirë në krim dhe po shantazhohen nga jashtë me qëllim që të merret një vendim për ta rrëzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Paparaci ka dërguar pyetje në këto dy institucione, por asnjëra prej tyre nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të shkrimit.

Paparaci e ka konfirmuar takimin nga burime të ndryshme, por këto burime nuk kanë qenë në gjendje të flasin se çfarë ka ndodhur brenda takimit. E kanë përshkruar si të tensionuar, pa qenë në gjendje të flasin se çfarë e ka shkaktuar atë tension.

“Me datë 31 Mars 2023, Gresa Caka-Nimani – kryetare e Gjykatës Kushtetuese ka pranuar një letër nga Petrit Ajeti – drejtori i Përgjithshëm i Inteligjencës në takimin e mbajtur në Gjykatën Kushtetuese. Përmbajtja e letrës ishte se disa gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese dyshohen për aktivitete kriminale dhe si të tillë nuk mund të marrin vendime të drejta në gjykatë”, thuhet në informatën e dalë nga AKI-ja për llogari të partnerëve ndërkombëtarë.

Në këtë letër është përshkruar se si kryetarja e gjykatës ishte e shqetësuar dhe e rreptë në raport me Ajetin. I kishte thënë se nëse ka informata të tilla t’i drejtohet Prokurorisë dhe jo asaj.

Burimet i kanë thënë Paparacit se takimi ka ndodhur fiks dy ditë pas një raportimi të televizionit Kanal 10 se Kushtetuesja pritet ta rrezojë presidenten Osmani.

Në këtë shkrim me titull EKSKLUZIVE: Skena politike në ethe, vendimi i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten, pretendohej se Kushtetuesja do të marrë vendim bazuar në ankesat e dy deputetëve minoritarë për shkak të manipulimit të votave në zgjedhjet e fundit.

Në informatën e dalë nga AKI-ja për partnerët ndërkombëtarë thuhet se takimi lidhej pikërisht me këto shkrime në media se presidentja Vjosa Osmani mund të rrezohet nga Kushtetuesja për shkak se Veton Berisha dhe Albert Kinolli e kanë rastin në gjykatë për mandatet e tyre.

“Drejtori i AKI-së, i ka thënë kryetares së Gjykatës Kushtetuese se ‘disa gjyqtarë të gjykatës kushtetuese kanë tendencë ta rrezojnë Presidenten e vendit. Sipas tij këta gjyqtarë janë të shantazhuar nga jashtë dhe nga brenda për ta rrezuar Presidenten”, pretendohet më tej.

Kanal10 kishte raportuar se mandati i presidentes Osmani mund të jetë në rrezik nëse mandati i deputetit të Iniciativës Rome, Fadil Gashi, del të jetë jo-legjitim.

Lidhur me legjitimitetin e mandatit të deputetit Gashi, është parashtruar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese më 13 prill 2021. Ankesa është parashtruar nga disa përfaqësues të partive të komuniteteve rom e egjiptian.

Këta ankues i kanë thënë gjykatës se në qoftë se vërtetohet se deputeti aktual i Iniciativës Rome po e mban mandatin në mënyrë jo-kushtetuese, ai duhet të largohet nga Kuvendi.

Kësisoj, shkrimi i Kanal 10 raportonte se një vendim i Kushtetueses pro ankesës së parashtruar nga përfaqësuesit e partive të komuniteteve rom e egjiptian, mund ta rrezikonte mandatin e presidentes Osmani.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim në lidhje me ankesën në fjalë. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci