Të fundit

Aksidenti tragjik me mbi 260 të vdekur në Indi, Osmani: Kosova qëndron me ju

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe shtetit të Indisë pas aksidentit tragjik të trenave në Odisha.

Osmani tha se Kosova qëndron në solidaritet me presidenten e Indisë, Droupadi Murmu dhe të gjithë të prekurit nga ky aksident.

“Ngushëllimet tona të përzemërta për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se deri më tani pas një aksidenti mes tre trenave në Odisha kanë mbetur të vdekur së paku 260 njerëz dhe janë lënduar më shumë se 1 mijë njerëz.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci