Të fundit

Osmani ngatërron politikanët serbë, deklaron se është vrarë Tadiqi në vend të Gjingjit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se në Serbi është vrarë ish presidenti serb Boris Tadiq.

Menjëherë ka pasuar reagimi i ministrit të jashtëm serb Nikolla Sellakoviq i cili e ka akuzar presidenten se “po gënjen”.

Pastaj Osmani mori fjalën dhe pranoi se ka gabuar, dhe se ajo ka menduar për Zoran Gjingjiqin.

“Mendova për ish-presidentin, Zoran Gjingjiq, ai u vra nga njësitë kriminale që vepronin edhe në Kosovë”, ka thënë ajo.

Të përkujtojmë, Zoran Gjingjiq ishte kryeministër i Serbisë, dhe ai u vra në vitin 2003 para ndërtesës së Qeverisë, shkruan gazeta serbe B92, transmeton Paparaci.com.

“Zoti Sellakoviq, pavarësia e Kosovës nuk është duke shkuar askund. Do të ishte më mirë të përballeni me realitetin, për të parë një të ardhme paqësore, stabilitet, ku udhëheqësit nuk flasin për luftë. Njerëzit kanë vuajtur shumë për shkakun tuaj. Tragjedia është tregim pas çdo refugjati. Edhe unë kam qenë refugjate. Nën regjimin e Millosheviqit, 80 për qind e njerëzve u detyruan t’i braktisin shtëpitë e tyre”, ka thënë presidentja Osmani në replik ndaj Sellakoviqit.

Ajo ka përkujtuar se sipas raportit të institucioneve ndërkombëtare, përqindja e krimeve ndëretnike ka ra në 0.03 për qind, në periudhën midis viteve 2017 dhe 2020.

Osmani gjithashtu ka deklaruar se autoritetet e Kosovës do ta ulnin atë në zero, sepse serbët në Kosovë, nuk kanë frikë nga Kosova por nga strukturat paralele, kriminale serbe.

“Këto janë struktura që i frikësojnë serbët që duan të marrin pjesë lirisht në zgjedhjet e Kosovës. Unë dua të jem presidente i gjithë Kosovës, t’i mbroj serbët nga këto sulme”, ka thënë Osmani.

Ajo e përmendi faktit se deputeti Ivan Todosijeviq u dënua me dy vjet burg, sipas vendimit të gjykatës, për nxitje të urrejtjes etnike për shkak të deklaratës se Reçaku ishte  trilluar. “Sellakoviq përmendi rastin e Teodosijeviq, një person i cili është akuzuar për mohimin e krimeve të luftës. Ju nuk mund të mohoni krimet e luftës, gjenocidin, sepse po kontribuoni në tensione, konflikte të mëtejshme”, ka deklaruar Vjosa Osmani.

Ajo gjithashtu iu referua sulmeve ndaj kishave serbe, duke cituar NATO -n, i cili ka raportuar se në 10 vjetët e fundit nuk ka pasur incidente serioze të drejtuara kundër manastireve dhe kishave serbe.

“Policia multietnike po siguron shumicën e kishave, përveç Deçanit, ku është KFOR-i”, ka deklaruar Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se Serbia duhet të ndalojë të lavdërojë krimet e luftës, ndërsa autoritetet e Kosovës nuk kanë asgjë për të fshehur.

“NATO ka intervenuar në Kosovë për të parandaluar gjenocidin serb. Ne ishim viktima, dhe serbët ishin agresorë”, ka shtuar Vjosa Osmani./Paparaci.com.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci