Të fundit

Fondi 500 mijë euro i qeverisë, zyrtari i Komunës së Podujevës në listën e përfituesve

Një OJQ që merret me organizimin e turnireve të futbollit, ka përfituar donacion nga Qeveria e Kosovës për përkrahjen e komuniteteve.

Kjo organizatë jo-qeveritare drejtohet nga Vedat Muçolli, një zyrtar i Komunës së Podujevës.

Organizata jo-qeveritare ‘Shoqata Master’, e udhëhequr nga Muçolli, ka përfituar direkt nga një fond 500 mijë euro i Qeverisë së Kosovës për OJQ dhe media për përkrahjen e komuniteteve.

Thirrjen për mbështetje financiare të OJQ-ve dhe mediave e ka hapur më 31 maj të këtij viti Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit. Rezultatet preliminare të përfituesve janë shpallur më 10 korrik.


Shoqata Master ndodhet në listën preliminare të përfituesve nga thirrja e qeverisë për përkrahje të OJQ-ve

Vetëm tri organizata dhe media të lidhura komunitetet kanë përfituar nga fondi, pavarësisht prej kriterit që “fituesit duhet të dëshmonin bazë në komunitet”.

Një Organizatë Jo-qeveritare e cila nuk ka bazë në komunitet është edhe ‘Shoqata Master’ e zyrtarit komunal të Podujevës.

‘Shoqata Master’ është një OJQ me seli në Podujevë. Kjo organizatë është themeluar dhe drejtohet nga Vedat Muçolli, zyrtar për sport në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Podujevës, e cila qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Paparaci.

Ndonëse në përshkrimin e fushëveprimtarisë së saj thuhet se qëllimi i OJQ-së është “realizimi i aktiviteteve futbollistike përmes turnireve të ndryshme me grup moshat e reja”, Shoqata Master ndodhet në listën e përfituesve nga fondi i krijuar për përkrahjen e komuniteteve.

‘Shoqata Master’ është themeluar në muajin qershor të vitit të kaluar nga Vedat Muçolli dhe familjarët e tij, Nehat e Besart Muçolli.

Dyshimet për keqpërdorime në ndarjen e fondeve të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës për përkrahjen e komuniteteve i ka ngritur sot ish-këshilltarja e kryeministrit, Elizabeth Growing.

Ky fond është bërë shkak i dorëheqjes së Growing nga pozita e këshilltares së Kurtit.

Këshilltarja për komunitete e kryeministrit Kurti ka thënë se nuk është pajtuar me një vendim të Komisionit Vlerësues të Zyrës për Çështje të Komuniteteve për ndarjen e mjeteve, të cilat ishin dedikuar për OJQ dhe media në përkrahje të komuniteteve.

Gowing e ka vlerësuar të “pambrojtshëm” vendimin e komisionit. Ka thënë se si pasojë, nuk do të vazhdojë të punojë në Zyrën e Kryeministrit.

“Jam lajmerue per rezultatet e vleresimit te tyre kur kane dale ne websajtin e ZKM-se. Aty kam gjete shume pak organizatet te njohura per pune me komunitetet, dhe kur i kam kontrollue ne regjistrin publik te ojq-ve, kam gjete vetem 3 qe kane nje baze ne komunitet, sipas informate ne statute qe shpallet aty”, ka thënë Growing.

“Kam kerkue opinion ligjor nga Zyra Ligjore per mundesi m’e anulue nje konkurs qe ndan mjetet e shtetit ne kete menyre, dhe isha lajmerue se vetem Komisioni i Ankesave mundet me e anulu kete konkurs. Kur kuptova te henen qe komisioni nuk do ta anuloje konkursin, i kam lajmerue qe nuk mundem me vazhdue pune me Zyre per Ceshtje te Komuniteteve”, ka deklaruar ajo.

Gowing ka deklaruar se nuk mund ta mbrojë integritetin e saj dhe ta mbrojë vendimin e Komisionit Vlerësues për ndarjen e mjeteve nga fondi qeveritar.

Në fund, ajo ka thënë se puna e saj me kryeministrin Kurti do të vazhdojë. /Paparaci.com

 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci