Të fundit

Arrestohet politikani shqiptar, ish-kandidat për deputet

Policia e Tiranës ka arrestuar kandidatin për deputet të LSI-së, Etion Joka, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet parlamentare.

Etion Joka u denoncua me video në emisionin “Breaking” në TopNews dhe ishte në kërkim nga policia deri më sot, raporton Gazeta-Shqip.

Ish kandidati Joka është filmuar në një video duke premtuar para për blerjen e votave në Tiranë.

Ai u shfaq me zë në videon e publikuar nga emisoni Breaking, teksa i jep 100 dollarë një qytetari që ishte angazhuar të mbledhë vota për LSI-në.

Po ashtu në të njëjtën video, një person i quajtur Edison Babo vijonte pazaret ku premtonte punësim për qytetarin pas zgjedhjeve. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci