Të fundit

Bërnabiq: Marrëveshja është e mundur por unë nuk do ta nënshkruaj pavarësinë e Kosovës

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq pretendon se “është e mundur një marrëveshje historike në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe thekson se për këtë kërkohen udhëheqës të guximshëm dhe me vizion, siç është Aleksandar Vuçiqi, dhe se ajo, si kryeministre, nuk do të nënshkruante pavarësinë e Kosovës”, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug, transmeton Paparaci.com.

Në një intervistë dhënë për gazetën serbe “Vecernje Novosti”, Bërnabiq ka konfirmuar se ka presione të ndryshme ndaj Serbisë dhe pretendon se “Vuçiqit nuk mund t’i jepen ultimatume dhe zgjidhje të servuara”, duke mos harruar detyrën e saj për ta lavdëruar shefin e vet.

“Ai brengoset për Serbinë, jo për fitoren në zgjedhje. Ne e shohim fitoren në zgjedhje si një mënyrë për të luftuar për Serbinë, dhe jo si një qëllim në vete”, ka pretenduar Bërnabiq.

Kur u pyet drejtpërdrejt nëse do të nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës, ajo u përgjigj shkurt: “Jo”.

Sipas fjalëve të Bërnabiqit, në këtë fazë, BE dhe SHBA “nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk ka anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës”.

“Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interes të Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht”, ka vazhduar kryeministrja e Serbisë me demagogjinë tashmë të njohur serbe.

Ajo ka pretenduar se “nuk ka udhëheqës në Prishtinë me vizion dhe guxim”.

“Është e mundur që për shkak të kësaj, ta humbim shansin historik që nuk do të na shfaqet përsëri për një kohë të gjatë. Shpresoj se megjithatë nuk do ta humbim”, ka pretenduar Bërnabiq./Paparaci.com.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci