Të fundit

5 mijë e 649 pako me fletëvotime nga jashtë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar 5,649 pako me fletëvotime nga jashtë për zgjedhjet lokale të së dielës.

Burim Ahmetaj, shef i Sekretariatit të KQZ-së ka thënë se këto pako janë tërhequr tashmë nga të gjitha postat dhe qendrat tranzitore dhe do të hapen më 17 tetor, sapo të mbyllen vendvotimet.

“Votimi jashtë vendit ka nisur më 15 shtator u mbyll më 15 tetor. Janë pranuar 5,649 pako të supozuara me fletëvotime, të gjitha janë tërhequr nga posta zyrtare, qendrat tranzitore dhe postat e tjera të shpejta”, ka thënë Ahmetaj në mbledhjen e fundit të KQZ-së para mbajtjes së zgjedhjeve, të shtunën.

Ahmetaj ka treguar po ashtu se numri i votuesve me nevoja të veçanta, votim ky që ka nisur nga 18 gusht deri më 2 tetor, është 1,835, numri i votuesve me lëvizje të kufizuar në institucione është 1,980, ndërkaq numri i votuesve me rrethana të veçanta është 28.

Ai po ashtu ka bërë me dije se të gjitha materiale zgjedhore të ndjeshme dhe të pandjeshme tashmë janë shpërndarë në të gjithë territorin e Kosovës, dhe kanë marrë konfirmimin se ato janë pranuar.

Ahmetaj ka folur edhe për fushatën zgjedhore, duke bërë me dije se 28 tubime zgjedhore janë mbajtur pa i përfillur rregullat zgjedhore dhe vendimet e Qeverisë për masat anti-COVID.

“Në lidhje me fushatën zgjedhore, kemi pasur gjithsej 1,023 kërkesa për tubime publike, prej tyre 28 janë mbajtur pa i përfillur rregullat zgjedhore dhe vendimin e Qeverisë për masat anti-COVID”, ka thënë Ahmetaj.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci