Të fundit

Vuçiq: Prishtina po përgatitë edhe një sulm me njësitet speciale

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “Policia e Kosovës së shpejti do të ndërmarrë një aksion tjetër, i atij lloji siç u krye të mërkurën”.

“Ata do të dërgojnë njësitet në një “vend shqiptar” për të thënë se gjithë kjo është luftë kundër krimit dhe korrupsionit”, ka deklaruar Vuçiq për televizionin proqeveritar serb “TV Prva”, transmeton Paparaci.com.

Ai gjithashtu ka deklaruar se komuniteti serb duhet të marrë pjesë në zgjedhje të dielën, por se “ai nuk e di çfarë vendimi do të marrin përfaqësuesit e tij”.

“Ata sot do të marrin një vendim, zemrat e tyre thonë jo, por unë mendoj se ata duhet të marrin pjesë. Çfarëdo vendimi që ata të marrin, ne do të jemi me ta”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se lajmin nëpër media se veprimi i policisë së Kosovës ishte kaos për të cilin kishte nevojë Vuçiqi, dhe farsa se Republika Serbe po krijohet në prapavijë, “ka për qëllim shkatërrimin e Serbisë”.

“Në tekstin e medias së një tajkuni në Serbi, i cili pastaj u transmetua në mediat në rajon, kishte një qëllim, e ai është rrënimi i Serbisë. Për të qenë të qartë, djemtë tanë që morën pjesë në barrikada u grindën me drejtorin e Trepçës Dimkiq, ndërsa unë vetëm u përpoqa ta qetësoj situatën”, ka pretenduar Vuçiq./Paparaci.com.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci