Të fundit

Fillon viti akademik në Univerzitetin e Tiranës: Vaksinë ose “eja vitin tjetër”

Deklaratat nga konferenca e rektorëve morën një tjetër rrjedh dy ditë nga nisja e vitit të ri akademik në universitet. Njoftimet dhe qëndrimet zyrtare të institucioneve arsimore, ndonëse quhen autonome, u publikuan njësoj si vitin e shkuar, me shumë vonesë dhe paorganzimin e duhur për t’iu dhënë kohë studentëve për të marr edhe ata veprimet e tyre. Gjithsesi, në auditore do të hyjnë vetëm të vaksinuarit, ndërsa për të pabindurit rekomandohen dy rrugë; ose vaksina ose shtyrja e vitit.

Mësimi online nuk do të aplikohet. Sipas rektorëve brezat nuk mund të diplomohen online, aq më tepër ata të cilët studiojnë shkenca ekzakte.

Ditën e hënë hyrja e par në fakultete do të ruhet me ligj dhe punonjës të sigurimit, për të lejuar pjesëmarrjen vetëm të studentëve të vaksinuar ose me dokumentacion përkatës.

Numri i studentëve të vaksinuar është relativisht i ulët. Nga shifrat kontradiktore të dhëna nga burime të ndryshme, mësohet se në kryeqytet janë vaksinuar afro 20% e studentëve, ndërsa në fakultetet e rretheve përqindja është shumë herë më e ulët.

Më së shumti, studentët kanë preferuar vaksinat e njohura nga Bashkimi Europian. Paralelisht me ndërgjegjësimin e studentëve nga stafet pedagogjike, pranë fakulteteve kanë nisur edhe diskutimet me mjekët për çdo informacion shtesë që do të duan studentët e pabindur ende për të bërë vaksinën.

Për dy vite me radhë, studentët morën mësim të cunguar nëpërmjet platformave online. Ky do të jetë viti i tretë i vështirë për arsimimin e profesionistëve të rinj në kohë pandemie./A2.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: E-maile, vendime, dëshmi që implikojnë direkt Rozeta Hajdarin në skandalin e Rezervave Shtetërore

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci