Të fundit

“Premier League” me ankesë në KPM, shkak çështja e transmetimit

Në mbledhjen e shtatë të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), të mërkurën është bërë e ditur se është pranuar një ankesë nga “Premier League”, e cila ka të bëjë me çështjen e transmetimit.

Një gjë e tillë, është raportuar nga zëvendësuesi i kryeshefit ekzekutiv të KPM-së, Faruk Rexhaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kemi pranu edhe disa ankesa, domethënë sa i përket Premier Ligës, transmetimit të Premier Ligës”, tha Rexhaj.

Ai shtoi se ankesa ka shkuar fillimisht nga Premier Liga, e më pas nga DigitAlb

“Fillimisht është ardhë ankesë direkt nga Premier Liga, mandej kemi ankesë nga DigitAlbi, i cili ka bo ankesë edhe përmes Ministrisë të Tregtisë dhe Industrisë që ka dërguar në KPM si të tillë”, tha tutje ai.

Ndërsa, njoftoi se kanë kërkuar nga të gjithë operatorët të cilët e transmetojnë këtë Ligë, të ofrojnë sqarime të nevojshme në afat prej 3 ditëve, sa i përket transmetimit të të njëjtës.

“Fillimisht, janë përgjigjur, ndërsa për shkak të detajeve, sipas tyre që janë detaje tregtare sa i përket marrëveshjes në mes palëve, kanë premtu që brenda 3 ditëve të dërgojnë njoftime të nevojshme sa i përket transmetimit të kësaj Lige se a kanë të drejtë të transmetojnë apo nuk kanë të drejtë”, tha më tej Rexhaj.

Kurse, për ndeshjet e Premier Ligës që zhvillohen në këtë vikend, Rexhaj tha se nga stafi i zyrës së monitorimit do të monitorohen nga afër të gjitha kanalet sportive.

“Dikush nga stafi i zyrës së monitorimit do të del në KPM dhe do të monitorojë nga afër të gjithë kanalet sportive, a po transmetohen ndeshjet e Premier Ligës apo jo dhe të shohim mandej sa i janë përmbajtë ankesës të cilën e kanë pranu”, tha Rexhaj.

Po ashtu, në këtë mbledhje KPM ka ripërtërirë licencat e “Radio 21”, “Radio Zëri i Shtimes” dhe “Galaktika”.

Ndërkaq, për “Radio Tema”, KPM përveç ripërtëritjes së licencës, ka aprovuar edhe ndryshimin e kushteve dhe termeve të licencës.

Kurse, rekomandimi për ripërtëritjen e licencës për “TV Diaspora”, pas diskutimeve është vendosur që shkaku i lëshimeve teknike dhe shikimit të marrëveshjes me përmbaruesin, të shtyhet për mbledhjen e radhës.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci