Njeriu që kreu dy atentate ndaj Anton Berishës ka rrëfyer implikimin e tij në ngjarjet e frikshme të vitit 2007.
Ish-ushtari i UÇK-së, Agim Hoti, në një rrëfim ekskluziv për Paparacin, thotë se ka ndërmarrë veprime për “ruajtjen e sigurisë” në Kosovë.
Hoti, i cili tentoi ta ekzekutonte në dy raste Anton Berishën, ish-drejtorin e Bordit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, ka treguar se – ndër të tjera – ka qenë në një dhomë në burg bashkë me kryeministrin aktual, Albin Kurti.
Rrëfimin e tij të padëgjuar më parë e të plotë dhënë në Paparaci, mund ta shikoni më poshtë: