Analisti politik, Visar Ymeri ka deklaruar se partitë opozitare duhet të kenë qëndrim të qartë në raport me Lëvizjen Vetëvendosje dhe të mos lejojnë kontrollin e tri institucioneve nga një parti.
Ai theksoi se kjo është çështje e rëndësishme edhe sipas opozitës dhe se nuk duhet të ketë lëshime në këtë drejtim gjatë negociatave politike.
“Partitë politike që nuk janë në VV duhet me na kallxu që sjanë VV. Nëse ti ja nis me mendu si VV atëherë bonu VV, se çkuptim ka. Kjo është një temë e rëdnsësishme edhe sipas opozitës. Këtu nuk duhet me lëshu pe. E dyta, nuk duhet me lëshu pe në çfarëdo marrëveshe që një parti dhe një person nuk guxon me i kontrollu tri institucione. Këto dy pika janë shumë të rëndësishme për cilëndo parti që fol me Kurtin nëse Kurti do me bo negociata për qeveri për të cilën unë nuk jam bash i sigurt”, u shpreh ai në “VV Show”.
