Të fundit

“Gazi amerikan është thembra e Akilit”, Kajtazi: Kurti e ka delegjitimuar Amerikën në sytë e shqiptarëve

Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se një nga temat kryesore për të cilat do të duhet të merren vesh partitë politike pas zgjedhjeve është çështja e gazit amerikan, të cilën e cilësoi si “thembrën e Akilit” të Kosovës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, mesazhi i dhënë nga diplomatja amerikane Anu Prattipati përmes një editoriali të publikuar 72 orë para zgjedhjeve nuk është kuptuar siç duhet nga elektorati kosovar.

“Në fjalimin e fitoes në shehs kurti tha do ti ftoj partitë politike për me diskutu, “hajvanat” e dikurshëm. Po duket që kurti është zbut pak, gjuha e tij është më e kujdesshme, nuk është që tha najsen aty triumfuse, fjalimet ishin goxha bajat të të gjtihëve por megjithatë pashmangshëm do të shkojmë drejt procsit të konstitutimit të Kuvendit, pastaj qeverisë, zgjedhjen e presidentit. Dikush po thot duheet qeveria, pastaj presidenti. Pratikisht duhet presidenti sepse kosova ka shku në zgjedhje për shkak të presidentit dhe duhet të zgjehdet presidenti, pastaj qeveria.

Në këto rrethana, rezultate, për mu është më e rëndësishme diçka tjetër. Temat me të cilat do të merren vesh partitë politike, e kemi gazin amerikan që është thembra e akilit për kosovën në raport me SHBA. Njerëzit nuk e kanë lexu drejtë editorialin e Anu Prattipati, e cila 72 orë para zgjedhjeve tha se kosova duhet em vendos a me Amerikën a me Rusinë.. Mu më ka dhimt shumë ai editorial sepse është publiku para zgjedhjeve dhe e kam lexu si test për elektoratin. Nëse dojnë me Amerikën nuk duhet me votu Kurtin, nëse dojnë me Rusinë ja ku e keni Kurtit. Elekotrati vendosi Kurtin”, tha Kajtazi në “VV Show”.

Ai vlerësoi se ky rezultat mund të ketë pasoja më të gjera për vendin sesa për vetë partitë politike.

Kajtazi tha se kryeministri Albin Kurti ka arritur t’i bindë një pjesë të qytetarëve se Kosova mund të funksionojë edhe pa mbështetjen amerikane.

“Kjo ka me na dëmtu më shumë si komb sesa një subjekt politik. Kur ke problem me një popull i cili e ka një orientim tjetër është më problem për Amerikën sepse me pas vetëm një lider. Ajo zgjodhi me bë thirrje mos em votu Kurtin përmes këtij mesazhi. Këtë mesazh nuk e lexuan shqiptarët e Kosovës. Kurti ka arrit sukseshëm me delegjitimu amerikën në sytë e shqiptarëve. Ky ka arrit mi bind se mundemi me funksionu pa Amerikën. Po del që Kurti përfundimisht e ka refuzu gazin amerikan”, u shpreh Kajtazi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci