Të fundit

Manipulim çmimesh në “Maxi” në Prishtinë, 30 cent më shtrenjtë në arkë

Në një market të rrjetit “Maxi” në lagjen Emshir të Prishtinës është evidentuar një rast i mospërputhjes së çmimit të një produkti në raft me atë të faturuar në arkë.

Sipas fotografive të siguruara, një deodorant për meshkuj “Dove Men” në raft është i shënuar me çmim 3.79 euro, ndërsa në faturën e blerjes i njëjti produkt është faturuar me 4.09 euro.

Në dokumentin e faturës shihet se blerja është realizuar në ora 21:08 më 14 qershor 2026, ndërsa fotografia e raftit është realizuar menjëherë pas pagesës, në ora 21:10.

Qytetarët raportojnë çdo ditë raste të ngjashme me diferenca çmimesh mes rafteve dhe arkës në markete të ndryshme.

Këto mospërputhje po përsëriten shpesh dhe po kalojnë pa kontrolle nga inspektoratet përgjegjëse.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci