Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se në Kosovë mediat nuk mund të mbyllen nga askush, pavarësisht qëndrimeve të institucioneve apo vendimeve politike.
“Pavarësisht çka mendon KPM, çka mendon Kurti, apo kushdo qoftë në këtë vend, mediat nuk i mbyll dot kërkush”, tha Kajtazi në “VV Show”.
Ai ka kujtuar edhe periudhën e viteve ’90, të cilën e cilësoi si kohën më të errët për lirinë e medias në Kosovë, kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit mbylli me dhunë institucione të rëndësishme mediale.
“Periudha më e errët për demokracinë në Kosovë, për lirinë e mediave ka qenë vitet 90 ,kur dhunshëm me milici Millosheviqi i ka mbyll mediat. Radiotelevizionin e Prishtinës, gazetën Rilindja. Megjithatë, ky popull i ka mbijetu edhe atij regjimi dhe i mbijeton secilit regjim në çfarëdo kohe sepse zullumi nuk durohet”, u shpreh ai.
