Të fundit

“Kam pasur leje të hyj aty, kishte 25 aeroplanë”: Tekniku i aviacionit zbulon detajet e Aeroportit Ushtarak në Sllatinë

25 aeroplanë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë qëndronin të parkuar në një tunel të Aeroportit Ushtarak të Sllatinës, në Fushë Kosovë.

Aty ndodheshin të parkuar aeroplanët e ushtrisë jugosllave, ka thënë Avni Sinani, teknik i aviacionit.

Shqiptari që më vonë do t’i bashkohej UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, ka thënë të premten në emisionin Paradoks me Vehbi Kajtazin se tuneli nuk ishte komplet nëntokësor.

“Unë për shkak të detyrës që kam pasë, që kam punuar drejtpërdrejt me aeroplan, kam pasur leje që të hyjë në atë tunel. Ai është një lloj garazhe, nuk është komplet nëntokësor sikurse ka qenë vetëm një në ish-Jugosllavi – ai ka qenë në Bihac. Aty kanë mund të futen 25 aeroplanë. Por, legjendat që qarkullojnë se ‘jo tuneli del në Stankovc, jo atje’ nuk janë të vërteta këto”, ka thënë ai.

Ish-tekniku i aviacionit në Ushtrinë e ish-Jugosllavisë ka rrëfyer po ashtu se pas luftës, në vitin 2004, ishte propozuar si dëshmitar nga Prokuroria në gjykimin ndaj Limajt dhe të tjerëve në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi.

Ai, për herë të parë, rrëfen ngjarjen e tij në Hagë. Tregon se si i ishin ofruar para nga Prokuroria për t’u bërë dëshmitar i Prokurorisë kundër ish-komandantit të tij. Tregon se i kishte refuzuar paratë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci