Të gjithë banorët e Prishtinës tashmë e njohin. Është ndërtesa më e lartë në Prishtinë me 32 kate mbi tokë, por të gjithë mund të kenë pyetjen e njëjtë, si u ndërtua?
Ndërtuesi i objektit banesor më të madh në Prishtinë në një intervistë për “Paradoks me Vehbi Kajtazin” ka treguar se ky objekt e përballon edhe tërmetin deri në 11 shkallë të rihterit.
“Çdo blerës që është i interesuar, që vjen të blejë banesë këtu e bën këtë pyetje, kështu që projektin e kanë bërë kompani italiane dhe janë të parapara me statikë e të tjera, deri në 11 ballë të tërmetit, e përballon, nuk besoj që ka tërmet në Kosovë që e përballon këtë shkallë.”, tha ai.
Më tutje, ai ka thënë se betoni dhe hekuri e të gjitha materialet e tjera të përdorura në ndërtim janë të testuara dhe të cilësisë së lartë.
“Markat e betonit janë të testuara secilën pozicion i kanë testuar, hekuri është një lloj hekuri që e kemi marrë nga Bosnja dhe nga Greqia, sepse ka hekur që bëhet edhe me mbeturina, por nuk ka qenë e pranueshme, edhe hekuri edhe betoni janë me cilësi të lartë dhe të kontrolluara çdo betonim e çka ka pasë.”, tregon ai.
Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se objekti është ndërtuar në mbikëqyrje strikte.
“Ka pasur mbikëqyrje prej 50 personash që kanë mbikëqyrë çdo fazë”, tha ai.
I pyetur nëse do të jetojë edhe ai vet si ndërtues në objektin në fjalë, ai u përgjigj se do të kishte dëshirë dhe se do të jetë banues i kësaj ndërtese.
“Nuk besoj që nuk ka ndërtues që s’ka dëshirë të jetojë këtu, edhe unë kam shumë dëshirë të jetoj këtu dhe do të jem pjesë e këtij kompleksi. Këtu besoj se do të jetoj dhe për cilësinë dhe garancinë e tërmeteve dhe kundër zjarrit, fasada është kundër zjarrit. Po flas në cilësinë e inxhinierit dhe arkitektit që s’më takon mua, por si ndërtues jam i informuar për cilësinë e lartë, për këtë arsye edhe çmimi në treg dallon dhe kjo e rrit koston”, tha ai. /Paparaci.com/
