Të fundit

Ish-aktivisti zbulon ‘sekretet’ e VV-së: Ja si u anëtarësova në vitin 2006, e gjuajta Veton Surroin me shigjetë

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Ramizi ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Paradoks me Vehbi Kajtazin”. Ai në këtë emision ka rrëfyer anëtarësimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje dhe disa prej aktiviteteve që kanë zhvilluar së bashku me aktivistët e tjerë në këtë subjekt politik, atëherë organizatë. 

“Një ditë sa kaloja në shesh kam parë aktivistë të VV-së, duke shpërndarë gazetë, duke fole me ta, më ftuan për një nejë që u mbajte atë ditë në mbrëmje te teatri. Është viti 2006. “Ne kishim krijuar një admirim për figurën e Albinit, e kemi pasur edhe më herët. Edhe qëndrimi i tij në burg na ka bë me admiru.””, ka thënë Ramizi.

Ai ka treguar edhe ‘ndejën’ e parë me aktivistë të VV-së kur iu desh të gjuante me shigjetë pikadoje një figurë politike në Kosovë.

“Kur shkoj atë natë në atë far takimi në atë teatrin, hi në derë, m’i japin tri shigjeta të pikados. I pyeta për çfarë këto, më thanë me e gju njërën nga figurat. Ish kanë figura e Hashim Thaçit, Fatmir Sejdiut, Nexhat Dacit, Veton Surroit edhe unë u ndala, e gjuajta Veton Surroin.”, tha Ramizi.


Ai ka treguar edhe arsyet pse vendosi të gjuaj Surroin. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci