Të fundit

“Më ndali Frashër Krasniqi”: Aktivisti rrëfen se si e përjashtuan nga Vetëvendosja

Në emisionin e radhës “Paradoks me Vehbi Kajtazin”, ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Ramizi, ka shpalosur detaje nga koha kur kryente aktivitete brenda Lëvizjes.

Në rrëfimin e tij, ai ka treguar edhe për përjashtimin që iu bë nga Lëvizja, një vit pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ramizi ka treguar se në janar të vitit 2008 e kishte parë që pavarësia është proces i kryer, dhe pas kësaj i ka rralluar shkuarjet në Lëvizje, duke mendu se shpallja e pavarësisë shënon fundin e aktivitetit të tij në Lëvizje.

Ai ka treguar rastin e fundit kur ka shkuar në Lëvizje, duke spjeguar paraprakisht se një studente suedeze e kishte marrë për temë të masterit Vetëvendosjen, dhe ka biseduar me Ramizin për largimin e tij nga Lëvizja dhe për idetë e tij sa i përket aktivitetit të Lëvizjes.

Ndërsa, sa i përket përjashtimit të tij, ish-aktivisti thotë se kishte shkuar në selinë e Lëvizjes për të marrë disa libra që i duheshin për fakultet, por Frashër Krasniqi i ka thënë që nuk mund të vijë më aty.

“Isha në vitin e tretë të fakultetit dhe kisha nevojë për libra për decentralizimin, dhe shkova në Lëvizje për të marrë material se kishte mjaftueshëm. Shoku im, Frashër Krasniqi më thotë sje i mirëseardhur më për Lëvizjen se po flet keq në qarqe të ndryshme”, është shprehur ai.

Ramizi ka shtuar se më nuk kanë folur me Frashërin dhe pas kësaj filluan të mos i flisnin as në rrugë e duke brë me gisht nga ai kinse i ka tradhëtuar idealet e partisë.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci